LETRA
E NJËZETEDYTË
Me
emrin e Tij - i lartmadhëruar qoftë. "Dhe
s'ka
asnjë send që nuk e madhëron Atë (nuk i bën tesbih).
" [Kjo
letër përbëhet nga dy kapituj. Kapitulli i parë i thërret
besimtarët (muslimanë) në vëllezëri dhe dashuri të
ndërsjellë dhe për pangopësinë si shkas i shqetësimeve
shpirtërore të njeriut.] KAPITULLI I PARË Në
emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Bëmirësit
"S'ka
dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet
vëllezërve tuaj. Largoje
të keqen me atë që është më e mirë!. Pastaj
ja, ai mes të cilit dhe mes teje pati armiqësi (do të bëhet)
si të ishte mik i ngushtë. (Të
shpëtuar janë) edhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin,
vërtet All-llahu i do shumë bamirësit.
" Ndër
shkaqet më kryesore për ndasitë dhe përçarjet mes
besimtarëve janë: inati, xhelozia, urrejtja dhe ambiciet ndjellakeqe të
cilat çojnë deri në hipokrizi. Të gjitha këto janë
të papranuara dhe të dënuara. Ato në tërësi i
gjykon realiteti, urtësia dhe shpirtgjerësia Islame. Po
ashtu duhet ditur se armiqësia është dëm i rrezikshëm,
shkatërron jetën shpirtërore të njeriut, atë personale
dhe shoqërore. Madje, është helm që helmon jetën njerëzore. Për
këtë të vërtetë ka shumë argumente por ne do t'i përmendim
vetëm gjashtë prej tyre: Argumenti
i parë: - Me të vërtetë
armiqësia e njeriut ndaj vëllait të tij realisht është
një krim. O
ti që zemrën tënde e ke mbushur me urrejtje dhe armiqësi
ndaj vëllait tënd besimtar dhe që të mungon urtësia!
Merr një shembull: sikur ti ndodhesh në një anije (barkë)
ose në një shtëpi ku së bashku me ty janë edhe nëntë
persona të mirë dhe një kriminel. Ti vëren se dikush po
orvatet të fundosë anijen ose të rrënojë shtëpinë
mbi ju. S'ka dyshim se në atë çast ti do të thërrasësh
me zë të lartë duke kundërshtuar atë që orvatet të
bëjë zullum mbi ju, pasiqë nuk ka ligj që lejon fundosjen e
anijes në të cilën gjenden nëntë kriminelë por në
atë është një i pafajshëm. Pasi
ajo është një zullum i pashoq dhe një akt i turpshëm,
po ashtu armiqësia dhe urrejtja jote ndaj besimtarit i cili është
ndërtesë dhe anije e Zotit. Pse në të gjendet një ves i
keq ti e urren atë dhe e sheh të rrezikshëm, edhe pse ai posedon
nëntë cilësi të mira madje mund të ketë njëzet
sosh: Siç është imani i tij, Islami i tij, fqinjësia etj.
Armiqësia dhe xhelozia ndaj tij të nxisin padyshim në fundosjen e
anijes së ekzistimit ose zhdukjes së qenies së tij, për një
gjest të tij që ty stë pëlqen e kjo nuk është asgjë
tjetër përpos se një krim dhe armiqësi e turpshme. Argumenti
i dytë: -
Armiqësia sipas vështrimit të urtësisë është
krim, ngase armiqësia dhe dashuria në esencë janë dy gjëra
të kundërta që nuk mund të bashkohen dhe kjo është
shumë e qartë, siç nuk mund të bashkohen drita dhe errësira
në kuptimin e vërtetë. Kur në një zemër mbizotëron
dashuria dhe arsyet për të janë të bollshme, ajo ngulitet në
zemër, atëherë armiqësia mbetet artificiale bile ajo shndërrohet
në ngrohtësi dhe dhimbje (ndaj tjetrit) ngase besimtari e do vëllanë
e tij dhe i takon që ta dojë, ndërsa çdo sjellje të
papëlqyeshme që ai e sheh tek vëllai i tij ai brengoset për
të dhe i dhimbset. Ai duhet të përpiqet dhe të kontribuojë
për përmirësimin e tij me urtësi dhe mençuri e jo me
fuqi e presion. Transmetohet në hadithin e Muhammedit s.a.v.s. ku thuhet: "Nuk
i lejohet besimtarit hidhërimi me vëllain e tij më shumë se
tri ditë, (kur) ata takohen dhe njëri tjetrit ia kthejnë fytyrën,
më i miri nga ata është ai që i pari i jep selam vëllait
të vet". Kur
mbizotrojnë hidhërimi dhe armiqësia, në atë rast
dashuria shndërrohet në formalitet dhe njeriu mundohet në mënyrë
artificiale të paraqitet si dashamir i të tjerëve. Andaj kije
parasysh o zullumqar, se sa zullum i madh është kur besimtari urrenë
dhe e armiqëson vëllain e vet (musliman). Kjo
i ngjan sikur t'i konsiderosh disa guralecë të thjeshtë më të
çmuar se Qabeja e bekuar dhe më të mëdhenj se kodra e
Uhudit. Me këtë vlerësim ti dëshmon një çmenduri
të hatashme. Çmenduri e njëjtë
është kur i zmadhon rrëshqitjet dhe gabimet e vëllait tënd
të cilat janë të vogla dhe të thjeshta sa guralecat ndërsa
ti ato i konsideron më të rëndësishme se imani i vëllait
tënd dhe më të mëdhenj se Islami i tij. Ai me imanin që
posedon është i bekuar sikur Qabeja dhe me Islamin është më
i madh se kodra e Uhudit, zmadhimi i gabimeve të vëllait tënd nga
ana yte mbi vlerën e imanit dhe Islamit të tij është një
zullum që e kupton çdonjëri që sadopak ka mend. Pa
dyshim, besimi në një akide (në Zotin Një dhe në
Pejgamberin s.a.v.s.) kërkon bashki¡©min e domosdoshëm të zemrave
të muslimanëve dhe ato të bëhen si një zemër.
Besimi Islam kërkon bashkimin e shoqërisë (Islame). Ti
s'mund të mohosh se ndien një afërsi shpirtërore ndaj atij që
je me të në një batalion dhe ndien një shoqëri me të
kur keni një komandant të përbashkët. Bile ndien një
lidhje vëllazërore me atë që jeton në një qytet. E
pse të mos kesh lidhje vllazërore me atë që të bashkon
besimi, i cili të jep dritë dhe ndjenja për
një vëllazërim të ngushtë në shumë aspekte,
madje kur arsyet për lidhshmërinë vëllazërore (ndër
besimtarët) janë aq sa janë emrat e bukur të Zotit. P.sh.
¢¢ç¢¢¥ Krijuesi
i juaj është Një, ¢¢ç¢¢¥ Pronari
i juaj është Një, ¢¢ç¢¢¥ Të
adhuruarin e keni Një, ¢¢ç¢¢¥ Furnizuesin
e keni Një. Po
ashtu gjërat e përbashkëta një pas një mund të
arrijnë deri në një mijë.
¢¢ç¢¢¥ I
Dërguari i All-llahut tek ju është Një, ¢¢ç¢¢¥ Feja
juaj është një, ¢¢ç¢¢¥ Kibleja
një. Po
ashtu një pas një mund të arrinë në njëqind. ¢¢ç¢¢¥ Ju
jetoni së bashku në një fshat (ose lagje), ¢¢ç¢¢¥ Në
një shtet ose qytet. Po
ashtu një pas një deri në dhjetë. Pasiqë të gjitha
këto arsye ftojnë në një bashkim, bashkëpunim, pajtim,
dashuri dhe vëllazërim, këto janë zinxhirët shpirtëror,
me të cilët qëndrojnë qiejt dhe toka. Nuk
ka më zullumqar se ai i cili të gjitha këtyre ua kthen shpinën,
i injoron dhe merret me disa arsye jo të rëndësishme të
cilat janë më të dobëta se pëlhura e merimangës.
Pra ato janë nga të cilat lindin përçarjet, hipokrizia,
xhelozia dhe armiqësia, të cilat hudhen në gjoksin e njeriut dhe
e armiqësojnë atë me vëllain e tij besimtarë. A
nuk është kjo një nënçmim i gjith atyre arsyeve që
çojnë në bashkim, a nuk është kjo një nëpërkëmbje
e atyre fakteve që ftojnë në unitet dhe dashuri, a nuk është
kjo një asgjësim i atyre lidhjeve që obligojnë vëllazërimin?
Nëse zemra nuk të ka vdekur dhe drita shpirtërore nuk të
është shuar, këtë duhet ta kuptosh mirë. Argumenti
i tretë: -
Me të vërtetë ajeti fisnik: "Se askush nuk bart barrën e (mëkatit) tjetrit".
Askush
nuk mban përgjegjësi për mëkatin e tjetrit dëshmon për
një drejtësi absolute. Pasi që nuk lejon dënimin e njeriut për
gabimin e tjetrit. Ti e ke të qartë se Kur'ani i madhërishëm,
bazat tjera të sheriatit, etika e njerëzve të drejtë dhe urtësia
Islame, të gjitha të bëjnë të kuptosh se Armiqësia
ndaj besimtarit dhe urrejtja e tij demostrojnë krim ndaj tij. Pasi ti i
gjykon të gjitha cilësitë e tij të pafajshme për
gabimin e një vesi të keq e sidomos kur ti armiqësohesh me
farefisin dhe familjen e tij për fajin e një vesi të tij ky
është krim edhe më i madh. Mu ashtu siç e përshkruan
Kur'ani fisnik në trajtën hiperbolike ku thotë: "Vërtetë njeriu është i padrejtë
dhe shumë përbuzës." Me
të vërtetë njeriu e tepron zullumin. Edhe
pas kësaj mundohesh të gjeshë arsye dhe të shtiresh se ti je
në të drejtë. (Kur armiqësohesh) duhet ditur se veset e këqia
që nxisin në hidhërim dhe armiqësi, në këndvështrimin
real, janë të forta dhe të shtanguara sikur dheu, guri etj.,
poashtu është edhe e keqja. Nga
specifika e gjërave të shtanguara është se ato nuk depërtojnë
dhe nuk reflektojnë. Ndërsa humaniteti, mirësia etj., si shkaqe të dashurisë janë
sikur drita dhe dashuria që depërtojnë dhe reflektojnë tek të
tjerët, prandaj proverbi popullor thotë: "Miku
i mikut tim është miku im". Poashtu thuhet: "Për
hirë të një syri një mijë sy nderohen". Ja pra o
zullumqar a thua edhe mëtutje mendon se e vërteta është në
anën tënde pasi e kuptove se ç'është e vërteta.
Nëse armiqësia të nxit kundër farefisit të atij që
ti urren një sjellje të tij, ose i urren miqtë e tij, kjo është
në kundërshtim të madh me realitetin.
Argumenti
i katërt: -
Me armiqësinë tënde ndaj besimtarit ti bën krim ndaj
vetvetes. Nëse dëshiron ta kuptosh më qartë fundamentin e
argumentit të katërt, ne për këtë do të ofrojmë
katër parime: Parimi
i parë: Kur
ti je bindur se e vërteta është në anën tënde dhe
se mendimi dhe sjelljet e tua janë më të qëlluara, në
atë rrast ke të drejtë të pohosh se: Mendimi
im është i vërtetë ose më i miri. Por
nuk të lejohet të thuash: Se
e vërteta është ajo që them unë dhe s'ka tjetër të
vërtetë pos asaj. Që
moti një poet ka thënë: "Syri
i pëlqimit para çdo të met është i verbëruar,
por syri i zemërimit i publikon mangësitë", me këtë
përfundojmë se pikpamjet e tua me egoizëm dhe mendimi yt i vetpëlqyer
nuk mund të jenë bazë e as që mund të jenë gjykim
ndaj të tjerëve dhe ato ti t'i shpallësh të pavlefshme. Parimi
i dytë: Ti
ke të drejtë që çdo herë kur të flasësh ta
thuash të vërtetën. Por nuk ke të drejtë që t'i
paraqitësh të gjitha të vërtetat. Ti ke për obligim
çdoherë ta thuash të vërtetën por jo t'i thuash të
gjitha të vërtetat, ngase ai që nuk është i sinqertë,
sikurse ti, ka gjasa që këshilla jote ndaj tij të sjellë tek
ai pasoja negative. Parimi
i tretë: Nëse
dëshiron të armiqësosh dikë, armiqëso (egon) që ke
në zemrën tënde dhe përpiqu që ta shuash zjarrin e saj
dhe ta çrrënjosësh atë. Mundohu ta armiqësosh armikun
më të rrezikshëm që prej tij të kanoset rreziku më
i madh. Ai është (nefsi emmare) egoja të cilin e bart me vete.
Luftoje ate, mundohu ta përmirësosh dhe për hir të tij mos u
armiqëso me (vëllezërit) muslimanë. Po
ashtu nëse dëshiron të armiqësohesh, armiqësoi të
pabesët dhe të pafetë, të cilët janë shumë. Duhet
ta keshë parasysh se cilësitë e dashurisë vetvetiu janë
të dashura dhe është e natyrshme që të duhen. Kurse
veset e urrejtura para së gjithash duhet të armiqësohen. Po që se dëshiron të
ngadhënjesh mbi armikun tënd, të keqen e tij ktheja me të
mirë. Me atë do ta shuash zjarrin e armiqësisë. Po që
se të keqes së tij i përgjigjesh me të keqe, armiqësin
do ta shtosh. Po edhe nëse ti atë e mund, zemra e tij do të
mbushet me hidhërim ndaj teje. Armiqësia mbetet dhe hidhërimi do
të vazhdojë. Ndërsa, kur ti të keqen e kthen me të mirë
ai pendohet dhe ka gjasa të të bëhet mik i afërt, ngase
natyra e besimtarit është që ai të jetë fisnik. Andaj nëse
ti e nderon (dhe e respekton) e përfiton dhe të bëhet vëllai
yt. Po
edhe sikur të mos jetë fisnik në pamjen e rëndomtë, por
ai në mbrendi është fisnik me imanin e tij. Lidhje
me këtë imam Shafiu thotë: Kur
ti fisnikun e nderon zemrën
e tij e përfiton. Kur
të marrin e nderon ai
në të keqe e tepron. Praktika
na dëshmon se të këqiut kur i thua ti je i mirë, në
shumë raste e nxit kah e mira. Po ashtu nëse të mirit i thua i
keq e i prishur, ka gjasa që të bëhet i keq. Andaj me zemër
dëgjo fjalën e Zotit të lartmadhëruar në të cilën
është shpëtimi dhe rehatia, ku Ai thotë: "Dhe
kur kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur
karakterin e vet. Nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta
dini se edhe All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues". Parimi
i kartërt: Ata
të cilët në zemrat e tyre kanë urrejtje dhe armiqësi
ndaj vëllezërve të tyre besimtarë, duke tentuar t'i dëmtojnë
vëllezërit e vet e dëmtojnë vetveten. Kështu tejkalojnë
kufijtë e mëshirës së All-llahut, ngase me urrejtjen dhe
armiqësinë ndaj të tjerëve bën sulm ndaj vetvetes, ku përjeton
ndëshkim të rëndë çdo herë kur e sheh të
mirën tek vëllai i tij dhe ajo e mundon shpirtërisht. Kur armiqësia
buron nga xhelozia është dënim i pakrahasueshëm i vetvetes. Xhelozia
e dëmton më shumë vetë xhelozin se sa atë ndaj të
cilit njeriu ka xhelozi. Me zjarrin e xhelozisë më tepër digjet
vetë xhelozi. Nëse
dikush lakmon punët e dikujt me të cilat fitohet jeta e amshueshme,
ajo lakmi nuk llogaritet xhelozi. Po
që se dikush e ka inati dikë pse ai bën punë të mira,
atëherë duhet t'i bie pas vetes se i humbë edhe punët e veta
të mira për shkak xhelozisë ndaj vëllait të vet. Po
ashtu duhet ditur se personi me xhelozinë ndaj vëllezërve të
vet, shpreh hidhërimin e tij ndaj kaderit (përcaktimit) të
All-llahut pasiqë ai pikëllohet pse All-llahu dikujt i ka dhuruar të
mira nga dhuntia dhe mëshira e Tij. Kështu
ai sikur e kundërshton kaderin e Zotit dhe mëshirën e Tij të
gjërë. Është e ditur se ai që kundërshton kaderin
e All-llahut i ngjan atij që i mëshon murit me kokë e ai që
nuk pajtohet me mëshirën e All-llahut (ndaj të tjerëve), nuk
mëshirohet. Vallë,
a mundet logjika e shëndoshë të pajtohet që besimtari të
qëndrojë i hidhëruar një vjet me vëllanë e tij për
një çështje shumë të thjeshtë, saqë për
te nuk meriton të rrihet i hidhëruar as një ditë. Dhe një
gjë nuk duhet harruar se për të keqen që të vjen nga vëllai
nuk duhet fajësuar atë tërësisht dhe nuk duhet hakmarrur
ndaj tij, për disa arsye. E
para: -
Mos harro se në atë fatkeqësi që të godet ty ka pjesë
edhe kaderi. Andaj ti atë pjesë të kaderit duhet pritur me pëlqim
dhe dorëzim të plotë. E
dyta: -
Duhet patur parasysh se tek vëllai juaj kanë ndikim shejtani dhe vesi
të cilët nxisin në punë të këqia dhe në armiqësi.
Kur ke parasysh këto, atëherë nuk të mbetet tjetër përpos
që të të dhimbset ai e jo të armiqësohesh me të,
pasi që ti e din se ai është i mundur nga shejtani dhe vesi i tij.
Andaj duhet pritur që ai të pendohet nga e keqja dhe t'i kthehet të
vërtetës. E
treta: -
Përkujto dhe mos i harro të metat tua edhe pse ndonjëherë dëshiron
ti harrosh. Kur do t'ia bashkangjitësh të metat dy arsyeve të
lartpërmendura me seriozitet dhe me sinqeritet, atëherë vëllanë
tënd do ta arsyetosh dhe do t'ia falish. Kështu do t'i shmangesh
zullumit të vëllait dhe do të shpëtosh nga dëmi i të
tjerëve. Në
të kundërtën do ti përngjash atij çifutit të
marrë i cili ka dhënë tërë pasurinë e tij për
të blerë një copë qelqi që nuk vlen aspak dhe disa copa
akulli që shkrihen së shpejti, e ai duke menduar se ka blerë
elmas (diamant). (vëlla
i dashur) Pas këtyre fjalëve që thamë, mendojmë se të
është bërë e qartë se sa dëm të madh i sjell
armiqësija njeriut në jetën e tij. Andaj nëse e do vetveten,
mos i lejo armiqësisë të hyjë në zemrën tënde,
por nëse ajo ka hyrë dhe ka bërë vend, ti mos e dëgjo
atë (por mundohu ta nxjerrësh atë nga zemra jote).
Një
njeri i urtë, pra hafidh El-Shirazi thotë: E
gjithë dunjaja nuk kushton e as që vlenë që për të
njerëzit të zihen mes vete. Pasi
që dunjaja është kalimtare dhe është e pavlefshme, atëherë
a ka logjikë që për punë të vogla të pavlefshme të
bëhen ngatërresa. Shirazi
pohon se rehatia dhe shpëtimi në të dy botërat është
në dy gjëra:
Me
miqtë të sillesh me dashuri dhe respekt, ndërsa me armiqtë
me mirëkuptim dhe me tolerancë. Po
nëse thua: "Unë
nuk mund t'i shmangem armiqësisë ngase atë e kam në natyrën
time, dhe ajo nuk mvaret nga unë, e sidomos kur të tjerët më
provokojnë dhe unë nuk mund t'i tejkaloj". Përgjigja
do të jetë: Njeriu
nuk bartë përgjegjësi për armiqësinë që e
ndjen në thellësinë e zemrës pa dashjen e tij, nëse ai
nuk i përgjigjet urrejtjes dhe nuk e aplikon atë në vepra, si përgojimi,
shpifja, tentimi për të bërë keq, hakmarje etj. Bile kur ti
e pranon se nuk mund ta eliminosh atë nga zemra jote por mundohesh ta
frenosh të keqen, do të shpëtosh nga pasojat e asaj që ke në
brendi dhe do të konsiderohesh nga pendimtarët dhe ata që kërkojnë
falje. Qëllimi
ynë final për shkrimin e këtij kapitulli të kësaj letre
është që të arrihet istigfari (kërkimfalja) i brendshëm,
pra ai shpirtëror dhe besimtarit të mos i mbështillet e vërteta
me të pavërtetën dhe të mos e dëmtojë armikun e
tij ai duke qenë në të drejtë. Mua
personalisht më ka ndodhur një ndodhi që duhet përmendur:
pashë një ditë një njeri i cili njihej se është
dijetar, nënçmonte një dijetar të ndershëm. Duke nënçmuar
arriti deri sa e akuzoi atë me kufër, (mosbesim). E gjithë kjo
ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes së tyre për një
çështje politike. Nga ana tjetër i njëjti njeri filloi të
lavdrojë dhe të thotë fjalë miradie për një
munafik (hipokrit) i cili ishte me të në të njëjtën vijë
politike. Nga
kjo ndodhi më kaploi një dridhje dhe më tronditi saqë kërkova
ndihmë prej Zotit nga ajo që na solli politika dhe thashë: Kërkoj mbrojtje prej Zotit
të më ruaj nga shejtani dhe politika. Që
nga ai moment e braktisa fushën politike. Parimi
i pestë: -
Kjo pikë na bën me dije se sa të dëmshme janë për
jetën e shoqërisë inati, kundërshtimi, ndasia dhe përçarja. Në
një hadith të Pejgamberit s.a.v.s. thuhet: "Kundërshtimi
i ummetit tim është mëshirë. Kurse kundërshtimi
çon në ndasi, grupacione dhe në kënaqje të mendimit
personal". Ashtu
është, por në mosmarrëve¡©shjet e dikujt ndonjëherë
ka mëshirë siç është rasti kur mes vete paria
zullumqare (elita) kundërshtohen në ndonjë fshat apo qytet, ajo
është mëshirë për njerëzit e dobët dhe të
rëndomtë. Ndërsa kur ata janë unik, për të tjerët
është më vështirë. Pastaj në rrahjen (ndeshjen) e
mendimeve dhe në ndërrimin e ideve me dialog të matur në
shumë raste del në shesh e vërteta. Përgjigje: Për
pyetjen e parë japin këtë përgjigje: me divergjencën e
përmendur në hadith është qëllimi për divergjencën
pozitive me të cilën del në shesh e vërteta dmth., të përpiqet
çdonjëri që ta nxjerr në shesh qëndrimin dhe mendimin
e vet duke mos tentuar që t'i mposhtë
mendimet e të tjerëve dhe duke mos u orvatur që t'i asgjësojë
mendimet dhe qëndrimet e palës kundërshtare. Por të ketë
qëllim dhe të përpiqet që të plotësohen zbrazëtirat
dhe të përmirësohet gjendja aq sa ka mundësi. Kurse
divergjenca negative me të cilën bëhet përpjekje të
asgjësohet dhe të mposhtet mendimi i tjetrit dhe të nënçmohet
njëri-tjetri nëpërmes të cilit fitohet urrejtje dhe hidhërim,
ajo divergjencë dhe ai dialog është i papranuar në kuptimin
e hadithit, ku ata që zihen mes vete dhe polemizojnë për të
mbizotëruar mendimi i tyre e jo për të dalë e vërteta në
shesh. Nuk janë në gjendje të bëjnë as një punë
të suksesshme dhe me peshë. Pyetjes
së dytë i përgjigjemi: Nëse
ndasia dhe kundërshtimet bëhen për hir të vërtetës
dhe në emër të saj, kjo është e logjikshme dhe ju takon
njerëzve që e duan realitetin. Por
përkundrazi përçarjet dhe grupacionet të cilat janë
prezente sot, janë si pasojë e interesit personal dhe cytjeve të
epshit. Në të gjejnë strehim qëllimkëqijtë dhe mbështetje
kriminelët. Zullumi duket qartë në sjelljet e tyre. Nëse
ndonjërit prej tyre i vjen shejtani (djalli) në ndihmë dhe e përkrah
mendimin e tij do të shohish se si ai do ta lavdërojë atë
dhe do të lutet për të. Ndërsa kundërshtari i tij sikur
të jetë i mirë si meleku (engjëlli), ai atë do ta
mallkojë dhe akuzojë. Pyetjes
së tretë i përgjigjemi: Kur
mospajtimi dhe rrahja (ndeshja) e mendimeve bëhet me qëllim që të
arrihet tek e vërteta dhe për
hir të saj. Kur
polemikat bëhen rreth mënyrës dhe metodës se si të
arrihet tek e vërteta. Kur
qëllimi i dy palëve është i njëjtë, pra gjetja e
hakut (vërtetës), ky lloj polemizimi mund të shërbejë për
zbulimin e së vërtetës, të nxerrjes në shesh dhe për
ta bërë atë sa më të qartë. Në
të kundërtën, kur polemika bëhet me tentim që e vërteta
të shërbejë si mjet për qëllime personale që me atë
dikush të mbizotërojë dikë, për të ngopur epshin
djallëzor, për të fituar poena ose për të dalë në
skenë si triumfues dhe ngadhnjimtar. Nga polemikat dhe diskutimet që bëhen
për këto qëllime nuk ndriçohet aspak e vërteta, por përkundrazi
nga kjo lindin gacat e fitnes dhe egoizmi i faraonizuar. Në mesin e tyre
nuk ka qëllime e as ide të përbashkëta, bile në tërë
rruzullin tokësor nuk mund të gjesh një pikë të përbashkët
në mendimin e tyre, sepse qëllimi i tyre nuk është haku.
Prandaj, gjithmonë e teprojnë në armiqësi dhe i kalojnë
kufijtë, saqë nuk lënë vend për bashkim, as për
pajtim, dhe situata në të cilën gjendemi sot na dëshmon për
këtë që thamë. Shkurtimisht
mund të themi: Kur
sjelljet e besimtarit dhe veprat e tij nuk janë në pajtueshmëri
me normat të cilat i parasheh hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. të cilin
e transmeton Buhariu dhe Muslimi ku thuhet: "Dashuri për hirë të All-llahut dhe urrejtje
për hirë të All-llahut", dhe kur për çdo
çështje nuk i dorëzohemi ligjit dhe gjykimit të
All-llahut. Në atë rast do të mbizotërojë hipokrizia
dhe përçarja. Ai që nuk udhëzohet në këtë
parim bën zullum (krim) dhe e nëpërkëmbë të drejtën.
Një
ndodhi që prek shpirtin. Në
një luftë të muslimanëve me të pafetë, Aliu r.a.
doli në dyluftim me komandantin e tyre. Aliu e mundi dhe e rrëzoi
përtokë. Kur ai hoqi shpatën ta mbys atë, ai e pështyu
Aliun në fytyrë. Aliu atëherë e lëshoi, e la dhe
u largua nga ai. Kundërshtari i habitur nga ky gjest i tha Aliut: Pse
nuk më preve (therre)? Imami
iu përgjigj: Unë
luftoja për hirë të All-llahut por ti pasiqë më pështyre,
u frigova se vallë nëse të mbys mos më konsiderohet si
hakmarrje ndaj teje. Andaj të lirova për hirë të All-llahut. I
pafeu shtoi: Ishte
e udhës që pështyrja ime ty të të hidhërojë
dhe të më mbysësh sa më shpejtë por pasi që ju i
besoni kësaj feje që preferon tolerancën maksimale, padyshim kjo
është fe e vërtetë. Një
ndodhi tjetër: Në
një kohë, një sundimtar musliman e suspendoi gjykatësin për
shkak se ai me hidhërim dhe mllef të tepruar po ia prente dorën
një hajni. Ndërsa dihet se ai që zbaton urdhërin e Zotit nuk
duhet të jetë nën ndikimin e hidhërimit, por ndaj të
pandehurit duhet të jetë i matur, kur ai zbaton normën e
sheriatit. Mirëpo gjykatësi kishte rënë nën ndikimin e
hidhërimit, gjë që nuk i lejohet gjykatësit musliman. Për
këtë sunduesi e suspendoi atë. Sëmundje
të rrezikshme shoqërore dhe gjendje brengosëse e kanë
goditur popullin musliman saqë nga pikëllimi, zemra e muslimanit pikon
gjak. Fiset më të prapambetura e kuptojnë kur ju kanoset rreziku.
Ata i lënë mosmarrëveshjet mes vete dhe i harrojnë armiqësitë
sekundare kur ata i sulmon ndonjë armik i jashtëm. Edhe
fiset më të prapambetura dinë ta mbrojnë interesin e përbashkët.
E, pse ata që marin përsipër mbrojtjen e islamit dhe thirren në
atë nuk i harrojnë armiqësitë e tyre personale, por ua hapin
rrugën armiqve të jashtëm të panumërt që t'i
sulmojnë, pasiqë ata janë të gatshëm të sulmojnë
nga çdo vend. Kjo gjendje është trishtuese, shkatërrim
brengosës dhe tradhëti ndaj Islamit dhe muslimanëve. Lidhur
me këtë do të përmendi një ndodhi nga e cila duhet marrë
mësim:
Kanë
qenë dy familje prej fisit beduin Hasenan dhe në mes tyre ka patur përleshje
të përgjakshme, saqë si pasojë e
tyre kanë rënë viktimë mbi pesëdhjetë burra. Por,
çdo herë kur iu kanosej rreziku nga fisi Sebkan ose Hajderan ata
bashkoheshin, ndihmonin njëri-tjetrin dhe i harronin krejtësisht
mosmarrëve¡©shjet mes vete. O
popull musliman, a e dini se sa janë fiset e armiqve që përgatiten
ta sulmojnë fisin musliman? Ata janë më shumë se njëqind
dhe ata kundër Islamit dhe muslimanëve janë të lidhur sikur
hallkat e zinxhirit rreth e përqark. Muslimanët kanë nevojë
të bashkohen, homogjenizohen dhe të bëjnë rreshtimin e radhëve
që ta pengojnë sulmin e çdonjërit prej tyre, për fat
të keq ata bëjnë inat dhe çdonjëri vepron sipas
ëndjes dhe egos së tij personale, ku në atë mënyrë
ua përgasitin terenin dhe ua hapin dyert armiqve që të hyjnë
në oborrin e garantuar Islam. A
i ka hije kjo popullit musliman? Po
të duash t'i numërosh grupet e armiqve që rrethojnë Islamin,
ata fillojnë prej atyre të humburve, ateistëve e deri tek të
pafetë. Telashet e dynjasë, situata e destabilizuar etj., të
gjitha këto janë hallka të lidhura mes vete që mund të
arrijnë shtatëdhjetë sosh. Të gjithë dëshirojnë
dhe pandërprerë tentojnë t'ju godasin me të keqe. Të
gjithë presin momentin që të hakmirren ndaj jush. Ju përballë
gjithë këtyre armiqëve nuk keni me çka të mbroheni përpos
armës së mprehtë, hendekut të sigurtë dhe kalasë së
fortifikuar e gjithkjo është vëllazëria Islame. Zgjohu
o musliman! Rrënimi
i kalasë Islame për disa arsye pa vlerë dhe për ca shkaqe të
pabaza është në kundërshtim me ndërgjegjen e gjallë
dhe kundër interesit të përgjithshëm Islam... Zgjohu!
Në hadith është thënë: Dexhalli, sufjaniu dhe të
ngjashëm me ata që do të miqësohen me hipokritët do të
paraqiten në kohën e fundit, ata do ta shfrytëzojnë përçarjen
në mes muslimanëve, do të përfitojnë nga dhënia e
muslimanëve pas dynjasë, do ta shkatërrojnë njerëzimin
shumë lehtë, do të përhapin amoralitetin dhe prostituci¡©onin
në shoqërinë muslimane, do të shkaktojnë luftëra,
gjakderdhje, dhe do ta shkatërrojnë moralin. Në atë rast do
të mbizotërojnë mbi popullin musliman dhe do t'i robërojnë
ata. (Zoti na ruajtë) O
besimtarë! Nëse
me të vërtetë ju doni të jetoni të ndershëm dhe
nuk i pranoni prangat e poshtërsisë dhe të ligështisë. Zgjohuni
nga gjumi i thellë. Kthehuni
të kaluarës suaj të ndritshme. Hyni
në kalanë e shenjtë të fortifikuar. Kur'ani fisnik fton në
atë ku thotë: "Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër" Në
këtë kala mbroni veten tuaj nga sulmet e diktatorëve kriminel të
cilët e shfrytëzojnë përçarjen dhe grupacionin tuaj të
brendshëm.. Nëse
refuzoni që të hyni në të, atëherë nuk do të
mundeni t'i mbroni të drejtat tuaja, bile as jetën tuaj. Nga
kontraditat dhe zënkat mes vete humbet edhe ajo pak fuqi që ka mbetur. Ja
një shembull konkret: Një
fëmijë mund t'i godas dy të fortë kur ata janë duke
luftuar mes vete, poashtu drejtpeshimin e dy kodrave të vëna në
peshojë mund t'ua prish dhe të luajë rol në drejtpeshimin e
tyre një gurralecë, saqë njërën ta çojë
lartë e tjetrën ta zbres poshtë. O
popull musliman! Nëse
ju nuk i leni interesat personale, egoizmin, dhe grupacionet, fuqinë tuaj
do ta merrë era, armiku i juaj me pak fuqi mund t'ju mposhtë dhe t'ju
zhdukë. Nëse ju jeni me të vërtetë të lidhur mes
vete siç ju porosit Islami, respektoni parimin pejgamberik ku thotë: "Besimtarët
janë si një ndërtesë e fortë që tullat e saj janë
të lidhura mirë mes vete".
Vetëm
kështu do të shpëtoni nga poshtërsia e kësaj bote dhe
nga ndëshkimi i ahiretit. Parimi
i gjashtë: Sinqeriteti
është faktor shpëtimi në këtë jetë dhe në
të amshueshmen, armiqësia dhe urrejtja destabilizojnë jetën
shpirtërore të besimtarit. Kur mungon sinqeriteti, humbet kënaqësia
e ibadetit ndaj All-llahut. Ai që qëllimisht pëlqen vetëm
mendimin e vet dhe të grupit të tij, edhe punë të mira kur bën,
ka për qëllim t'ia kalojë armikut e jo për hir të
All-llahut. Po ashtu ai nuk mund të jetë i drejtë pasi anon dhe
ju jep përparësi atyre që pajtohen me të, në disfavor të
palës tjetër. Në këtë rast humben dhe nëpërkëmbën
dy parime të rëndëshishme të mirësisë: "Sinqeriteti
dhe drejtësia" të cilat janë bazë e mirqënies njerëzore.
Rreth kësaj dukurie ka shumë për t'u thënë por ne do të
përfundojmë me kaq. KAPITULLI
I DYTË
"Me
emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit".
"All-llahu
është furnizues i madh. Ai është Fuqiploti. Sa
e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e
vet. All-llahu i furnizon ata edhe juve. Ai është Dëgjuesi, i
Dijshmi". Pangopësia,
shkas i shqetësimit shpirtëror tek njeriu O
besimtarë! Nga
ajo që u tha më parë, të është bërë e
qartë se sa dëm të madh shkakton hidhërimi dhe armiqësia,
por mos harro se pangopësia (dashuria e tepëruar ndaj pasurisë,
pozitës etj.) është një sëmundje sikur armiqësia,
bile në disa raste është më e dëmshme për jetën
Islame. Mu
pangopësia është shkak i humbjes së shpresës, i
mposhtjes së individit, sëmundje e rrezikshme, nënçmim dhe
mjerim. Dëshmi
konkrete për dëmin që ia sjell pangopësia individit dhe shoqërisë
kemi çifutët. Kur ata vrapuan pas dynjasë si asnjë popull
tjetër, ata i goditi varfëria, poshtërsia dhe nënçmimi.
Pasojat negative të pangopësisë shihen qartë në
çdo gjë të gjallë. Ndërsa ata që i mbështeten
Zotit dhe kanë bindje se Ai është furnizues, jetojnë në
rehati dhe të qetë. Shembull
për këtë kemi bimët dhe pemët të cilat kanë
nevojë për ushqim, atyre furnizimi ju ofrohet vetë duke qëndruar
në vend të mbështetura në rrizkun e caktuar duke mos treguar
kurrfarë ambicie për të, bile ata lindin dhe japin fryte më
shumë se kafshët, ndërsa kafshëve të egra nuk ju vjen
rrizku përpos pas një mundimi të tyre dhe ajo nuk u është
e bollshme. Kështu ndodhë ngase ata vrapojnë pas saj me ambicie,
ndërsa e kundërta ndodh me kafshët e vogla të cilat nuk janë
në gjendje të vrapojnë pas ushqimit, andaj atyre furnizimi u vjen
i gatshëm si pasojë e mbështetjes në furnizuesin e të
gjitha krijesave, pra iu vjen nga depoja e mëshirës së Zotit. Me
këta shembuj na është e qartë se pangopësia është
shkak i vuajtjes dhe mundimit. Ndërsa mbështetja në Zotin dhe
bindja ndaj Tij janë faktorë të qetësisë dhe rehatisë
shpirtërore. Të
njëjtin rast e kemi edhe tek bota njerëzore, shih p.sh. jehudët (çifutët),
ata të cilët më së shumti kanë pasione dhe ambicie pas
materializmit, i japin përparësi dynjasë ndaj ahiretit dhe janë
hudhur pas jetës së kësaj bote më shumë se çdo
popull tjetër. Andaj Zoti i ka mposhtruar dhe i ka dënuar nga duart e
popujve tjerë. E gjithë kjo ka qenë si pasojë e grumbullimit
të pasurisë së tyre nëpërmjet kamatës të
ndaluar, dhe të flliqur dhe si pasojë e koprracisë së tyre. Ata
kanë gabuar kur kanë menduar se detyra e tyre është që
sa më shumë të grumbullojnë pasuri dhe ta ruajnë atë
për vete duke mos i ndihmuar askujt. Nga ajo që ndodhi me çifutët
na bëhet e qartë se ambicjet e pakontrolluara dhe kopracia çojnë
në humbje dhe mposhtrim. Ka
mjaft raste konkrete dhe ndodhi të panumërta që dëshmojnë
se i pangopuri gjithmonë bie në humnerën e humbjes, saqë
proverbi popullor thotë: "I
pangopuri gjithmonë është i varfër dhe në humbje".
Nga kjo të gjithë e kuptojnë se çka e pret të
pangopurin. Pasiqë puna qëndron kështu nëse e do pasurinë
pamasë, kërkoje atë me bindje (dhe prej hallallit) e assesi mos e
shiko me sy të pangopur. Për
njeriut të cilit i mjafton pasuria dhe kënaqet me të edhe kur
është pak. dhe për atë që nuk i ngopet syri, mund të
sjellim një shembull. Dy persona hyjnë në një mysafirhane
(pallat) të madhe të cilin e ka përgatitur një person me
nam. Njëri prej tyre, nga thellësia e zemrës thotë: sikur
pronari i kësaj shtëpie të më lejojë vetëm të
strehohem në këtë sa të shpëtoj nga acari, do të më
mjaftonte. Por, sikur të më lejonte një ulëse po le të
jetë nga ato të fundit, do të ishte një mirësi dhe një
fisnikëri nga ana e tij. Ndërsa
tjetri sillet sikur ka të drejtë mbi të tjerët dhe sikur ata
janë të obliguar t'i shërbejnë dhe ta respektojnë atë.
Kështu i mashtruar ai thotë: pronari i pallatit është i
detyruar që mua të më sigurojë vendin më të mirë
ngase unë e meritoj atë dhe kështu hyn në pallat me
mendjemadhësi dhe kërkon vendin më të lartë. Mirëpo pronari i pallatit
i hidhëruar e kthen atë prapë dhe e çon në vendin më
të ulët. Ai hidhërohet, e kaplon mllefi ndaj pronarit të
pallatit dhe kështu mbetet i nënçmuar. Do të ishte më
mirë për të që ai të falenderohej për mirësinë
e ofruar, mirëpo ai përkundrazi nuk e bëri atë që i
takonte por filloi ta kritikojë pronarin e pallatit, andaj edhe ai e la pas
dore. Ndërsa,
personin e parë i cili hyri në pallat me plot modesti dhe dëshironte
të ulej sa më mbrapa dhe sa më thjeshtë. Pronari e mirëpriti,
e përshëndeti dhe për mirësjelljen dhe modestinë e tij
ai e nderoi atë, duke e ofruar dhe ngritur në vendin më të
lartë, ndërsa ai pandërprerë falenderohej për nderin që
i bëhet. (Vëlla
i dashur) kështu pra, bota është pallati i Zotit Mëshirues,
sipërfaqja e tokës është sofra e shtruar e mëshiruesit,
të mirat që ushqehemi, begatitë dhe dhuntitë e Zotit që
i shfrytëzojmë janë sikur vendet e larta në pallatin e lartpërmendur. Pasojat
e dëmshme që sjell pangopësia çdokush mund t'i kuptojë
edhe në punët më të thjeshta. Këtë do ta elaborojmë
me tre shembuj: Shembulli
i parë: Çdo
person ndjen bezdisje dhe mërzi në zemrën e tij kur një lypës
orvatet të merr diçka me çdo kusht dhe nuk largohet. Ndërsa
çdokujt i zbutet zemra për të varfërin kur e sheh se ai me
të vërtetë ka nevojë por nuk i mërzit njerëzit
duke lypur. Këtij çdokush i ndihmon me dëshirë aq sa ka
mundësi. Shembulli
i dytë: Kur
një natë të ikë gjumi, ti duke mos ia vurë veshin dhe
duke qëndruar i qetë mund të të vijë gjumi. Por nëse
ti fillon të mendosh se pse s'po të zë gjumi, me siguri se nuk do
të flije tërë natën e kështu në këtë mënyrë
e largon atë edhe më shumë. Shembull
i tretë: Ti
kur e prit dikë me pa durim dhe ke ndonjë punë me rëndësi,
fillon të mërzitesh pse nuk erdhi? Çka u vonua? Fillon të
humbë durimi kështu që detyrohesh ta braktisësh vendtakimin
i pashpresë. Pas pak kohe vjen personi mirëpo pa rezultat (pasi duke kërkuar
takimin më shpejtë me të e humbë atë krejt).
Fshehtësia
dhe urtësia në këto shembuj është: për t'u bërë
një bukë nevojiten disa punë, mjete dhe faza. P.sh. të lërohet
ara, të hudhet fara, të pritet gruri të piqet, pastaj të
korret, të bluhet, të gatuhet dhe të piqet buka, po ashtu edhe gjërat
tjera duhet pritur të kalojnë në faza të duhura dhe atë
me durim e shpresë. Mirëpo
i pangopuri ambicioz, nga mosdurimi nuk i ka në konsideratë këto
faza prandaj, ose çohet peshë, kërcen para kohe dhe bie poshtë,
ose nuk pret deri në fund i lë fazat mangut dhe qëllimit nuk ia
arrinë dot. O
vëllezër të hutuar dhe të rraskapitur nga gajlet e jetës
së kësaj bote dhe të zhytur në pangopësi pas saj! Si i
lejoni vetes suaj poshtrimin dhe nënçmimin, vetëm e vetëm
të grumbulloni sa më shumë nga kjo botë. Duke e ditur se nga
pangopësia vijnë shumë dëme dhe telashe, megjithatë ju
pranoni çdo pasuri duke mos bërë fare llogari se vallë a
është hallall apo haram? Ju sakrifikoni gjëra të çmuara
dhe me vlera të mëdha me të cilat fitohet jeta e amshueshme,
gjersa ju duke u ngarendur pas dunjasë nëpërkëmbni një
shtyllë elementare të Islamit e ajo është
"Zeqati", atë e bëni duke e ditur se ajo është derë
e gjërë kah e cila vie bereqeti dhe pasuria dhe ajo largon sprovimet
dhe fatkeqësitë. Ata
të cilët nuk e japin zeqatin e pasurisë së tyre, humbin nga
pasuria aq sa është dashur të japin zeqatin, e harxhojnë
pasurinë në vende ku është humbje për ta ose Zoti u
çon telashe dhe bela që ua nxjerrë atyre sasinë që
është dashur ta japin si Zeqatë, por në shumë raste
edhe më shumë se sasia e zeqatit. Më
është bërë një pyetje në ëndërr por shumë
e qëlluar (sikur të mos isha në gjumë), kjo ka ndodhur në
vitin e pestë pas Luftës së Parë Botërore: Cili
është shkaku që popullin musliman e ka përfshirë kjo
varfëri dhe jetë e vështirë, pse pasuria e tyre po nëpërkëmbët,
pse ata vuajnë dhe pse injorohet qenia
e tyre? Kësaj
pyetje në ëndërr i jam përgjigjur si vijon: All-llahu
i lartmadhëruar na ka obliguar që nga një lloj pasurie të
japim një të dhjetën (1/10), për një lloj tjetër të
pasurisë na ka porositur që të japim në katërdhjetë,
një (2,5%) ku nga kjo do të meritojmë dhe do të përfitojmë
lutje të sinqertë nga të varfërit, dhe do të kursehemi
nga urrejtja dhe hidhërimi i tyre. Por, ne kur i shtrënguam duart, u bëmë
koprracë dhe nuk e dhamë zeqatin, All-llahu i lartmadhëruar për
mosdhënien e zeqatit na dënon kështu që nga pasuria ynë
humbet tridhjetë në dyzet dhe tetë në dhjetë. All-llahu
kërkon që ne të agjërojmë për hirë të
tij dhe nga uria që bëjmë rezultojnë mbi shtatëdhjetë
dobi dhe urtësi. Këtë e ka kërkuar prej neve njëherë
në vit. Neve na mundi epshi dhe kinse po na dhimbset vetja deshtëm ta
kursejmë atë dhe refuzuam që për dobinë e saj të
rrimë uritur një kohë të caktuar.
All-llahu
i lartmadhërueshëm na dënoi me uri dhe me mbi shtatëdhjetë
fatkeqësi të cilat vazhduan pes vite me radhë. Poashtu
i larmadhëruari kërkoi nga ne që t'i zbatojmë disa urdhëra,
porosi të dobishme dhe të ndritshme për vetë ne, të
cilst mund t'i kryejmë për një orë brenda njëzetë
e katër orëve. Prituam t'i kryejmë faljet (e pesë kohëve) t'i bëjmë
lutjet e dhikret. Në vend që një orë, Zoti na angazhoi me orë
të tëra, me disa telashe e taksirate dhe u obliguam që në
vend të namazit t'i bëjmë disa ushtrime apo disa ecje të
pakuptimta, vetëm që të sillemi poshtë e lartë dhe pa dëshirën
tonë të themi disa shprehje të nënçmuara dhe të
detyruara po edhe kjo vazhdoi afër pesë vjet me radhë. Po
kështu u përgjigja në gjumë. Pastaj u zgjova nga gjumi dhe u
thellova në mendime. Nga kjo ëndërr arrita të
nxjerr një të vërtetë shumë të rëndësishme
siç kemi pohuar dhe argumentuar në fjalën e njëzet e pestë
kur kemi bërë një krahasim mes qytetërimit (të rrejshëm)
dhe gjykimeve Kur'anore. Dy
fjali janë nga të cilat rezultojnë të gjitha të ligat
dhe anomalitë që e kanë goditur njerëzinë në jetën
e tyre shoqërore: shkatërrimi i moralit dhe prishja e ndërgjegjes.
Këto janë burimi i çdo trazire dhe destabilizimi shpirtëror.
Dy fjalitë janë: E
para: "Kur
unë jam i ngopur nuk e kam dert pse të tjerët vdesin nga
uria".
E
dyta: "Puno
ti të ha unë, lodhu ti të pushoj unë". Këto
dy fjalë në mënyrë indirekte praktikohen nga ata që
marrin kamatën dhe nga ata që nuk japin zeqatin, edhe nëse nuk
deklarohen si të këtillë.
E
vetmja zgjidhje, i vetmi ilaç dhe bar shërues i sukseshëm për
këto dy sëmundje shoqërore është braktisja e kamatës
në tërësi me bindje të plotë se ajo është e dëmshme
për shoqërinë njerëzore. Shoqëria
Islame ta jep zeqatin duke e kuptuar si obligim të domosdoshëm, sepse
dhënia e zeqatit nuk është çështje e disa personave
ose xhemateve, por ajo është një shtyllë e rëndësishme
për jetën e lumtur mbarë shoqërore. Madje zeqati është
shtylla mbi të cilën qëndron vazhdimësia e jetës së
lumtur njerëzore. Njerëzit
janë dy shtresa: Ajo
e të pasurve dhe të varfërve. Dhënia e zeqatit është
shpresa e mëshirës dhe e mirësisë nga të pasurit tek të
varfërit dhe garanton nderin dhe respektin e të varfërve ndaj të
pasurve. Në
të kundërtën, nga ana e shtresës së lartë do të
ushtrohet dhunë dhe presion ndaj të varfërve dhe shtresës
punëtore, e nga kjo do të lindë mosdëgjueshmëria dhe
urrejtje ndaj të pasurve. Kështu do të fillojë së pari
urrejtja, mosmarrëveshjet dhe kundë-rshtimet mes dy shtresave deri atëherë
kur mosmarrëveshjet të thellohen dhe të arrijnë në përleshje
fizike mes punëtorëve dhe kapitalistëve, ashtu siç ndodhi
në Rusi. O
vëllezër fisnikë dhe bujarë, ju që keni ndërgjegje
Islame. O ju dorëlirë dhe bëmirës! Nëse ju dhënien
e pasurisë suaj nuk e bëni në emër të zeqatit dhe për
hirë të All-llahut, ajo do të shkojë kot dhe nuk do të
keni kurrfarë dobie nga ajo që keni dhënë, bile do të
keni tre dëme. Pasi
që ju atë nuk e jepni në rrugë të All-llahut dhe për
hirë të tij, atëherë ju padyshim nga i varfëri do të
kërkoni mirënjohje dhe atë do ta ngulfatni dhe do ta lidhni me
prangat e robërisë sepse për atë e keni ndihmuar. Kështu,
ju do të humbni të drejtën e lutjes së tij të sinqertë
për ju. Pos asaj, ju kështu do të mohoni të mirën e
Zotit që ai ua ka dhënë duke menduar se ju jeni pronarë të
pasurisë që posedoni ndërsa në realitet ju jeni vetëm
se zëvendës dhe jeni të urdhëruar që të bëni
ndarjen e pasurisë së Zotit tek robërit e tij. Ndërsa,
kur e bëni të mirën në emër të zeqatit dhe për
hirë të All-llahut, do të fitoni shpërblime të mëdha,
sepse e keni bërë në emër të Zotit dhe me këtë
i shprehni falenderim All-llahut për të mirat që Ai ua ka dhënë
juve. Poashtu do të përfitoni lutje të sinqertë nga i varfëri,
nevojtari i cili nuk druan se duhet të jetë mirënjohës ndaj
juve. Kështu
edhe ai do të ruajë nderin e vet, andaj do të lutet sinqerisht
nga thellësia e zemrës për ju. Kudo
që të jepet pasuria me qëllim të mirënjohjes nga ana e
nevojtarit, për lavdëratë ose për ta nënshtruar të
varfërin, qoftë sasia sikur e zeqatit por edhe më shumë, ajo
është e dëmshme. Dallimi
është shumë i madh në mes këtyre dhe atyre që e
japin pasurinë e tyre me nijet zeqati dhe në emër të
All-llahut, për ta zbatuar urdhërin e Tij dhe duke shpresuar mëshirën
e Zotit dhe lutjen e fukarasë, të vobektit. Përmbledhje
lidhur me përgojimin Në
emër të Tij "Dhe
nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih)" Nga
një ajet kur'anor kuptohet e keqja dhe dëmin të cilin e sjell
gibeti sipas asaj që e përshkruan Kur'ani fisnik. Po
ashtu nga ky ajet kuptohet mrekullia kur'anore se sa mrekullueshëm i tërheq
vërejtjen njeriut dhe ia bën me dije se ç'punë e shëmtuar
është përgojimi, saqë më nuk ka nevojë për
shpjegim pas shpjegimit të Kur'anit, pasiqë në një ajet ka përfshirë
gjashtë pika të cilat janë bindëse për rrezikun e përgojimit.
Fjala e All-llahut: "A
mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait
të vet të vdekur?
" E
kritikon dhe e nënçmon përgojimin dhe nënçmimin
ndaj njëri-tjetrit me gjashtë gradë, si vijon: Ky
ajet ndalon përgojimin dhe tërheqë vërejtjen ashpër,
duke iu drejtuar atij që përgojon. Ajeti fillon me hemze, shkronjë
që është në fillim të ajetit dhe jep kuptimin e pyetjes
fyese. Kjo shkronjë rrjedh nëpër fjalët e ajetit sikur uji,
ku secila fjalë është dispozitë në vete. Në
fjalën e parë:
(hemze) Qëndron
shkronja hemze në formë të pyetjes fyese sikur i Lartmadhëruari
thotë: A
s'keni mendje, e cila është vendqëndrim i pyetjeve dhe përgjigjeve,
që një gjë kaq neveritëse s'e kuptoni. Në
fjalën e dytë: (juhibbu) Shprehja
-"Dëshiron",
ka këtë kuptim: A
është prishur zemra e juaj e cila është vendi i dashurisë
dhe hidhërimit-saqë ajo e do të keqen dhe më të
urrejturën. Në
fjalën e tretë:
(ehadukum)
"Ndonjëri
prej jush". Fillon
me hemze d.m.th.: Ç'ndodhi
në jetën tuaj shoqërore, ku jeta e çdonjërit varet
nga jeta shoqërore, dhe çndodhi me kulturën dhe qytetërimin
tuaj sa që dakordoheni ta sabotoni jetën tuaj. Në
fjalën e katërt: (en
je'kule lahme) "Të
hajë mishin".
Përsëri
drejtohet me shkronjën hemze duke shtruar pyetje: Ç'e
keqe e ka goditur njerëzinë tuaj? Aq sa jeni në gjendje ta
coptoni dhe ta shkatërroni mikun më të ngushtë. Në
fjalën e pestë: (ehihi) "Vëllaut
të vet"
Përsëri
fillon me hemze që ka këtë kuptim: A
nuk keni aspak mëshirë ndaj vëllait tuaj të ngratë, të
cilin e keni vëlla nga shumë aspekte? A e mohoni lidhjen farefisnore
dhe dhembshurinë njerëzore, andaj e kafshoni me dhëmbë si egërsirë
qenien e tij shpirtërore. A
ka mend ai i cili e kafshon pjesën e trupit të vet? A
nuk është ai i çmendur? Në
fjalën e gjashtë: (mejten) "Të
vdekur"
domethënë:
Ku është ndërgjegja juaj? Aq
është prishur natyra e juaj njerëzore saqë keni arritur të
bëni punën më të shëmtuar dhe të urrejtur, e ajo
është ngrënia e mishit të vëllait tuaj i cili nf]ga ju
meriton nder dhe respekt. Nga
ky ajet fisnik dhe nga domethëniet e tij që përmendëm një
nga një kuptohet se: Përgojimi
dënohet nga logjika e shëndoshë, nga zemra dhe ndërgjegjja e
pastër. Poashtu dënohet edhe nga karakteri dhe natyrshmëria e
pastër e njeriut. Mendo rreth këtij ajeti kur'anor dhe shiko se si ai
e dënon gibetin me fjalë të shkurtëra në mënyrë
të mrekullueshme edhe atë në gjashtë gradë. Pa dyshim, përgojimi
është një armë e fëlliqur të cilën e përdorin
ata që dëshirojnë armiqësinë, inatxhinjtë dhe
ziliqarët. Ndërsa ata që kanë karakter të lartë,
nuk u lejon ndërgjegjja që të përdorin një armë të
ndytë siç është gibeti. Lidhur me këtë poeti ka
thënë: "Nuk
e poshtëroj veten time duke dënuar tjetrin me përgojim". Përgojimi
është armë e të pandershmëve dhe të poshtërve. Përgojim
është t'ia cekësh vëllait tënd atë që ai s'e
dëshiron, nëse ajo të cilën ia përmend atij gjendet tek
ai, atëherë e ke përgojuar. Nëse nuk gjendet atëherë
e ke shpifur kurse mëkati i shpifjes shumëfishohet. Përgojimi
është rreptësisht i ndaluar, por ai mund të jetë i
lejuar në disa raste të veçanta.
I.
I
lejohet të dëmtuarit që të tregojë se kush e dëmton
dhe atë ta paraqesë tek organet përkatëse që t'i
ndihmohet për pengimin e dëmit që i bëhet nga dëmtuesi
dhe për të marrë hakun nga ai. II.
Kur
dikush dëshiron që të bashkëpunojë me dikë ndërsa
ai nuk e njeh mirë atë, konsultohet me ty për atë
çështje, kurse ti e din se njeriu në fjalë nuk është
besnik, andaj pyetësin e këshillon me sinqeritet për hirë të
All-llahut e jo për ndonjë qëllim tjetër. Lejohet t'i
thuash: "Nuk është në dobinë tënde bashkëpunimi
yt me atë, do të humbish dhe do të kesh problemë". III.
Përshkrimi
i njeriut për njoftim e jo për nënçmim. Psh. Nëse
thua: Ai topalli (i çali) ose ai i prishuri. IV.
Kur
dikush është i prishur dhe punët e këqija i bënë
haptazi dhe mburet me ato që i bën, në atë rast lejohet t'i
përmenden të këqijat me të vetmin qëllim që ai të
pengohet nga e keqja dhe të tjerët të shpëtojnë nga ai.
Ja pra, përgojimi
vetëm për hirë të së vërtetës dhe interesit të
përgjithshëm është i lejuar në raste të veçanta,
në të kundërtën përgojimi i prish veprat e mira dhe i
djeg ato sikur zjarri drunjtë. Nëse dikush ka përgojuar dikë
ose ka dëgjuar dikë me endje duke bërë gibet ai duhet të
lutet kështu: "O
Zot na fal neve dhe atë që e kemi përgojuar", pastaj kërkon
falje prej atij që e ka përgojuar. I
përhershmi, vetëm Ai është
i përhershëm. Seid
Nursi Ky
tekst është me rëndësi të veçantë All-llahu
i lartmadhëruar është i pa të meta, mëshira e Tij e
pakufishme dhe drejtësia e Tij është absolute. Për
këtë ka shumë dëshmi, ai ka premtuar shpërblim të
mënjëhershëm për punët e mira, ndërsa keqëbërësin
nuk e dënon mënjëherë. Për
punët e mira bëmirësit i ka mundësuar që të shijojë
kënaqësinë shpirtërore e cila ia përkujton kënaqësitë
e jetës së amshueshme. Po
ashtu ka gjykuar që krimineli të përjetojë ndëshkimin e
të keqes në shpirtin e tij, që t'ia përkujtojë ndëshkimin
e botës tjetër. Për këtë do të sjellim disa
shembuj: 1)
Të përhapurit e dashurisë dhe paqes në radhët e
besimtarëve është bëmirësi dhe fisnikëri e
besimtarit, në të cilën ai ndjen kënaqësi dhe pushim
shpirtëror, nëpërmjet së cilës i kujton shpërblimet
e botës së amshueshme. Kush e përcjell atë me vëmendje,
lehtë e kupton. Në
të kundërtën, nxitja e armiqësisë në mesin e
besimtarëve është mëkat dhe punë e shëmtuar, e
keqja e vret ndërgjegjen dhe ndëshkon sa që përjeton shqetësim
të zemrës dhe të shpirtit të tij. Çdonjëri që
sadopak ka ndërgjegje, e shijon vuajtjen dhe ngushtimin shpirtëror. Gjatë
jetës time jam sprovuar mbi njëqind herë me këtë lloj
vuajtje. Çdo herë kur kam menduar të armiqësohem me ndonjë
vëlla musliman, kam shijuar dënimin e asaj armiqësie derisa jam
bindur se ajo vuajtje që përjetoj është dënim për
shkak të mëkatit që kam bërë, andaj dënohem dhe ndëshkohem
për atë.
2)
Nderimi dhe respektimi që u bëhet atyre që meritojnë nder
dhe respekt, ngrohtësia dhe mëshira që u afrohet atyre që u
takon, është vepër e mirë për besimtarin. Nga kjo mirësi
ai gjenë kënaqësi shpirtërore dhe qetësimin e ndërgjegjes
saqë për hirë të saj njeriu ndonjëherë është
në gjendje të sakrifikojë edhe jetën e vet. Shikoni se sa kënaqësi
përjetojnë nënat duke u kujdesuar (mëshiruar) për
foshnjet e tyre saqë janë në gjendje që për mbrojtjen e
tyre të rrezikojnë edhe veten. Këtë
të vërtetë qartë e shohim edhe tek bota shtazore, p.sh. pula
mer guxim që ta sulmojë luanin për t'i mbrojtur zogjtë e
vet. Pra,
për mëshirën ka shpërblim të pavonuar, këtë kënaqësi
e përjetojnë ata që kanë shpirtgjërësi dhe ndërgjegje
të pastër. 3)
Shpirtngurtësia dhe koprracia sjellin ndëshkim psikik ku njeriun e bëjnë
të shqetësuar në jetën e tij. Kurse dënimi i zilisë
dhe i egoizmit është më i shpejtë dhe më i rëndë
saqë zilia djeg vetë ziliqarin para çdokujt tjetër. Ndërsa,
ai që kënaqet me atë që e posedon dhe ka mbështetje të
plotë në Zotin, ai shpërblehet me kënaqësi shpirtërore
dhe nuk brengoset për asgjë. 4)
Vetmashtrimi dhe mendjemadhësia janë një barrë e rëndë
për njeriun, saqë ai shqetësohet dhe e mundon gjendja e mirë
e të tjerëve ndërsa në të njejtën kohë ai
pret prej tyre që ata ta nderojnë dhe respektojnë. Mirëpo
nderi dhe respekti dhurohet e nuk kërkohet. 5)
Kur njeriu i shmanget vetmashtrimit dhe mendjemadhësisë dhe bëhet
modest, atij i dhurohet sinqeriteti dhe modestia të cilët e shpëtojnë
nga barra e vetpëlqimit dhe vetmashtrimit. 6)
Nga mendimet e këqia (ndaj të tjerëve) vjen dënim i
pavonuar, ai që mendon keq për të tjerët automatikisht edhe
të tjerët mendojnë keq për të.
Ai
që punët e vëllezërve besimtarë i komenton dhe i
paraqet të dëmshme, të njejtën do ta bëjnë të
tjerët ndaj tij. Kështu
krahasoi të gjitha gjërat, të mirat dhe të këqijat. Unë
shpresoj se All-llahu i plotmëshirshëm do të na mundësojë
që ta shijojmë shpirtërisht mrekullinë kur'anore të
paraqitur nga Resailun-Nur në kohën tonë. Shijoi kënaqësitë
shpirtërore të larpërmendura dhe dhashtë Zoti që të
mos u afrohesh sjelljeve të shëmtuara. Amin. Pika
e tretë: Njëra
ndër shkaqet që rrënon jetën shoqërore është:
dredhia e djallit, sepse ai e shtie njeriun të mbulojë të gjitha
të mirat e besimtarit për një të keqe të tij. Nën
ndikimin e dredhisë djallëzore viktimizohen të pandërgjegjshmit
të cilët shfaqin armiqësi ndaj besimtarit.
Kurse
All-llahu i lartmadhëruar ditën e tubimit kur do t'i peshojë
veprat e njerëzve në peshoren më të madhe sipas drejtësisë
absolute, për bazë do t'i merrë veprat e mira. Andaj ka gjasa që
me një të mirë të shlyejë shumë të këqija
dhe t'i falë shumë mëkate. Bërja e mëkateve është
e lehtë dhe shkaqet e tyre janë të shumta. Mu për atë në
këtë botë duhet trajtuar njerëzit konform drejtësisë
hyjnore. Nëse veprat e mira të një njeriu janë më shumë
se të këqiat ai njeri meriton dashuri dhe nderim. Në shumë
raste ndodhë që një e mirë të detyron që shumë
të këqia t'i shikosh me sy të faljes. Njeriu me ndjenjen e tij të
krimit dhe me cytjen e djallit, për shkak të një të keqeje i
harron njëqind të mira të një personi tjetër dhe e
armiqëson vëllain e vet besimtar dhe bëhet mëkatar. Kjo i përngjan
shembullit të krahut të mizës mbi syrin e njeriut që mbulon
një kodër dhe e bën të padukshme. Po ashtu edhe njeriu me
ndjenjat e armiqësisë, me një të keqe sa krahu i mizës
mbulon të mira po le të jenë sa kodrat, i harron ato, e kundërshton
vëllain e vet besimtar dhe bëhet mjet trazirë dhe ngatërres
në jetën shoqërore. Fjala
e katërt: Nga
ajo që kam mësuar gjatë jetës sime për jetën shoqërore
të njeriut dhe ajo që përfitova nga përvoja e jetës
sime, erdha në përfundim se: -
Faktori më i sukseshëm për miqësi është dashuria
(ndaj njerëzve), poashtu faktori i prishjes së miqësisë
është armiqësia. Nga
kjo kuptohet se dashuria dhe ngrohtësia shpirtërore janë bazat e
jetës së lumtur shoqërore. Po
ashtu armiqësia dhe urrejtja janë faktorë të shkatërrimit
dhe rrënimit të jetës shoqërore. Andaj
është më së e nevojshme që këtyre dy veseve t'iu
shmangemi dhe ti urrejmë.
Pasi
që të keqen e këtyre dy veseve e kemi sqaruar në letrën
njëzetedytë të Risale-i Nurit, këtu do të cekim në
pika të shkurtëra. Mbaroi
koha e urrejtjes dhe armiqësisë. Nga dy luftërat botërore u
vërtetua se sa e dëmshme dhe e tmerrshme është armiqësia,
sa trazira dhe shkatërime shkaktuan ata dhe kurrfarë dobie nuk pati
prej tyre, andaj e keqja e armiqve nuk duhet të na shpie në armiqësi
që të jemi të tepruar sepse gjykimi i drejtë i All-llahut
dhe xhehennemi do të jenë ndëshkimi i mjaftueshëm për
ta. Vetmashtrimi
i njeriut dhe egoizmi i tij në shumë raste e shpiejnë të
merr qëndrim armiqësor ndaj vëllezërve të vet e ai duke
mos qenë i vetëdijshëm për atë dhe duke llogaritur se
ai është në të drejtë. Në atë rast i zhvlerëson
dhe i hedh poshtë gjërat të cilat janë pretekst i dashurisë
dhe afrimit ndër besimtarët siç është besimi Islam,
njerëzia etj. Kjo
është një çmenduri që i ngjan atij të çmenduri
i cili u jep përparësi shkaqeve të thjeshta që shpiejnë
në armiqësi nga ata që ftojnë në dashuri e miqësi,
të cilat janë sikur kodrat e larta. Dashuria është e kundërta
dhe antipod armiqësisë këto nuk mund të bashkohen mu ashtu
siç nuk mund të bashkohen errësira me dritën: Në
zemrën e njeriut me të vërtetë do të zë vend ai që
arrin të dominojë (dashuria apo armiqësia). P.sh.
kur dashuria zë vend në zemër, atëherë armiqësia
shndërrohet në mëshirë.
Kështu
duhet të sillen besimtarët ndaj njëri tjetrit. Ndërsa,
kur armiqësia dominon në zemër, në atë rast dashuria
shndërrohet në një miqësi vetëm të dukshme. Besimi,
Islami dhe njerëzia janë shkaqet e dashurisë dhe të miqësisë
janë kalatë, zinxhirë të fortë dhe të ndritshëm. Ndërsa
shkaqet e urrejtjes dhe të armiqësisë drejtuar besimtarit janë
çështje të thjeshta sikur guralecat. Andaj
armiqësia ndaj muslimanit është një krim i madh dhe zhvlerësim
i faktorëve të dashurisë të cilët janë të
ngjashëm me kodrat. Rezyme: Dashuria
dhe vëllazërimi janë parime themelore të Islamit. Ndërsa
ata që janë të prirë për armiqësi janë sikur
fëmija i keq dhe i lazdruar i cili është i prirë të
shqetësojë të tjerët, kërkon shkas për të
qajtur për arsye edhe më të thjeshtë se krahu i mushkonjës. Po
ashtu i ngjan njeriut pesimist që asgjë nuk e shikon me sy të mirë
dhe me optimizëm por për çdo gjë mundohet të
argumentojë se është e keqe. Kështu
me një të keqe i mbulon dhjetë të mira. Kjo
është në kundërshtim me moralin Islam i cili fton në
maturi, mendim të mirë, harmoni dhe optimizëm. Vëllezër
të nderuar e të sinqertë Një
frikë papritmas ma brengosi shpirtin. Dëgjova dhe kuptova se të
devijuarit nga rruga e drejtë pasi që nuk mund t'u bëjnë
ballë shpatave të diamantit të traktatit të nurit, duke i
shfrytëzuar problemet e jetës së përditshme dhe angazhimet e
stinës së pranverës, duke i gjetur nervat e lodhura të nxënësve,
duan që ta trondisin dhe ta shkëpusin lidhjen mes tyre. Keni
kujdes dhe ruajuni! Mos lejoni që mes jush të lindë ndonjë
konflikt, pasi që njerëzit nuk mund të jenë të
pagabueshëm. Por, dera e pendimit është e hapur. Shejtani dhe
egoja ju nxisin që pa të drejtë ta kundërshtoni dhe
kritikoni vëllanë tuaj. Por
ju thoni: "Ne për hirë të solidaritetit dhe lidhshmërisë
në mes nesh jemi të obliguar ta flijojmë të drejtën tonë,
dinjitetin, lumturinë tonë të kësaj bote, bile edhe jetën
tonë. Me këtë e heshtni dhe e qetësoni nefsin (epshin) e
juaj. Po nëse del në shesh ndonjë çështje
kontestuese, konsultohuni (mes vete), mos u bëni formalistë, çdokush
nuk mund të ketë pikpamje të njëjta. Tash është më
se e nevojshme që njëritjetrin ta shikoni me tolerancë, të
gjithë vëllezërve tanë një nga një ju bëj
selam. Seid
Nursi *** Për
vëllazërimin do t'ju shpjegoj një parim të rëndësishëm
të cilin duhet ta keni parasysh me shumë seriozitet. Jeta
është rezultat i bashkimit dhe unitetit, kur të humbet uniteti
edhe jeta shpirtërore është e rrezikuar. Për këtë
na dëshmon ajeti kur'anor ku thotë: "Mos
u kundërshtoni me njëri-tjetrin". Nëse
humbet solidariteti dhe dashuria ndërvëllazërore, atëherë
humbet edhe shija e bashkësisë. Ju fort mirë e dini se nëse
tre njëshe shkruhen veç e veç kanë vlerën tre. Por
nëse shkruhen pranë njëri tjetrit, kanë vlerën e njëqind
e njëmbëdhjetë. Po ashtu edhe ju tre a katër veta, shërbyes
të së vërtetës, nëse jeni të bashkuar në
teori e praktikë, çdonjëri nga ju ka fuqi sa tre a katër
veta. Nëse
veproni me vëllazëri dhe solidaritet të vërtetë që
të krenoheni me vyrtytet e tjetrit, me sekretin e përkushtimit, dine
se keni vlerën e fuqisë së katërqind vetave. Ju jeni përçuesit
e korentit, që ndriçoni jo vetëm (Spartën) por tërë
atdheun. Pjesët e makinës përçuese janë të
detyruara që ta ndihmojnë njëratjetrën. Ato nuk kanë
zili, përkundrazi ata i gëzohen fuqisë së shoqes. Një
pjesë të cilën e supozojmë të jetë më sens, gëzohet
një pjesë më e fuqishme, sepse kjo e dyta ia lehtëson detyrën. Individët
që e bartin mbi shpinën e vet thesarin e lartë, që paraqet
shërbim të vërtetës, besimit dhe Kur'anit, ata krenohen
çdo herë kur iu bashkangjitet ndonjë krah i fortë dhe në
atë rast e falënderojnë Zotin. Andaj të jeni të
kujdesshëm që në asnjë mënyrë të mos ia hapni
dyert kritikave mes njëritjetrit ngase ka shumë njerëz nga radhët
jashtë vëllezërve tuaj që duhet kritikuar.
Unë
mburrem me virtytet tuaja, nga të cilat kur jam i privuar, unë gjendem
në mesin tuaj dhe i konsideroj sikur të jenë të miat. Ju
njeritjetrin duhet ta shikoni me sy të mësuesit tuaj, çdonjëri
nga ju le të zbukurohet me vyrtyte të tjetrit, le të përhapë
virtytet e njëritjetrit. Po
ju tregoj juve për ndjenjën vëllazërore të njërit
nga vëllezërit tanë, Hafiz Ali efendiu nga (Islamkoju), ndaj një
vëllai tjetër që donte të bëhej konkurent i tij. Ai
person erdhi tek unë, unë i thashë se bukurshkrimi i një
tjetri ishte më i mirë se i tij. I thashë se ai shërben më
tepër. Pashë se Hafiz Aliu me plot sinqeritet ndjeu krenari dhe kënaqësi
për një gjë të tillë. U gëzua po aq edhe për
arsye se tërhoqi kënaqësinë e mësuesit, hetova se ai këtë
e shprehu nga thellësia e zemrës dhe ndjeva sinqeritet të plotë
e jo vetëm sy e faqe. Iu falënderova All-llahut xh.sh. që në
mesin e vëllezërve tanë ka individë me ndjenja të këtilla
të larta. El-hamdulil-lah kjo gjendje në rrethin tonë po përhapet. Seid
Nursi *** Në
emër të Tij, i lartësuar qoftë Vëllezër
të mi mjaft të nderuar dhe të siqertë Në
këtë botë, në veçanti në kohën tonë e
sidomos për ata nxënës të Nurit që kanë rënë
në fatkeqësi dhe sprova, zgjidhje më e mirë për t'u shpëtuar
vuajtjeve të tmerrshme dhe dëshpërimeve është kjo: Ngushëllimi,
lidhjet e ngushta mes njëritjetrit si vëllezër të vërtetë,
në momentet e dëshpërimit, hidhërimit dhe brengave, përkdhelja
e zemrës së thyer me plot butësi. Vëllazëria juaj e vërtetë
dhe mbarë njerëzore nuk duron hidhërim dhe anshmëri. Pasi që
unë me tërë forcën jam mbështetur dhe jam lidhur jush,
edhe ju e dini dhe e vëreni se unë kam vendosur që për ju ta
flijoj rehatinë, dinjitetin dhe nderin e ndoshta jam në
gjendje që me plot dëshirë ta flijoj edhe shpirtin. U garantoj me
betim se zemra ime, për shkak të problemit midis dy shtyllave të
xhematit për një çështje të imët, tetë ditë
ka shijuar dënim të rëndë. Shpirti,
zemra po edhe mendja ime qanin duke përshpëritur: "Oh ç'na
ka gjetur! Aman, mjerë për ne! O mëshiruesi i mëshiruesve!
Na mbrojë! Na shpëto nga sherri i shejtanëve, xhindëve dhe
njerëzve! Zemrat e vëllezërve të mi mbushi me sinqeritet,
muhabbet, dashuri, vëllazëri e dhembshuri". Në
emër të Tij, i lartësuar qoftë Vëllezër
të nderuar dhe të sinqertë! O
vëllezër të mi të paluhatshëm dhe të fortë si
graniti. Puna
jonë është shumë e ndijshme, unë nga besimi i sinqertë
që kisha ndaj jush, gjithë çështjen time ua lash juve. Në
personalitetin tuaj shpirtëror edhe ju me gjithë fuqinë tuaj
duhet të përpiqeni që të më ndihmoni, edhe pse ndodhia
e juaj ishte e vogël dhe e tejkalueshme, por ashtu siç e dëmton
një gjë e vogël zemrekun e orës tonë dhe bebëzën
e syrit ashtu edhe ajo ndodhi e dëmton dhe e shqetëson shpirtin tonë. Rëndësinë
e kësaj pike (ndodhie) na e dëshmuan tri plasaritjet që na ndodhën.
Është obligim i domosdoshëm që të aplikojmë
parimet e shkëndijës së sinqeritetit dhe të sekretit të
miqësisë! Kam marrë një lajm të prerë se që
tre muaj në rajonin tonë janë caktuar tre veta që në
saje të fërkimeve të mendimeve dhe ideve, mes vëllezërve
të shkaktojnë ftohje. Gjykimi
ynë pa shkas po zgjatet, me qëllim të bezdisjes dhe lëkundjes
së nurxhive durimtarë dhe këndelljes së atyre jodurimtarë.
Në asnjë mënyrë mos lejoni që të lëkundet
dashuria juaj sakrifikuese dhe e pastër që e keni pasur deri tani. Nëse
ata ia arrijë qëllimit në këtë drejtim po edhe sa
grimca e atomit, dine se shumë na kanë dëmtuar. Aty ku e kërkon
nevoja besimtare dhe kur'anore për njëri-tjetrin, ne duhet të
jemi në gjendje që ta flijojmë edhe shpirtin tonë. Ne
me një thukshmëri që buron nga vuajtja ose ndonjë gjë
tjetër, duhet që si flijues të vërtetë të mos na
nxihet gjaku e të hidhërohemi, por me përulësi, modesti dhe
sinqeritet ta pranojmë të metën tonë. Ta shtojmë
dashurinë dhe lidhshmërinë mes nesh, në të kundërtën,
"Kokrra do të bëhet kupollë" dhe mund të shkaktojë
dëme të papara. Duke u mbështetur në largpamësinë dhe zgjuarsinë tuaj, unë me kaq po i jap fund. Seid Nursi *** I
lus vëllezërit e mi që të mos hidhërohen për shkak
të brengave, zemërngushtësisë apo cytjeve të epshit dhe
të djallit, e as për shkak të pandjeshmërisë, fjalëve
fyese që mund të dëgjohen nga shokët. Le të mos thonë:
"Më ka prekur, më ka nënçmuar" unë i marr për
vete ato fjalë jo të mira. Le të mos ua humbin durimin. Unë
sikur të kam njëmijë dinjitete, të gjitha do t'i flijoja për
hir të dashurisë dhe sinqeritetit mes vëllezërve të mi. Seid
Nursi Kopertina
e fundit Vëllezër
të nderuar: Në
asnjë mënyrë mos lejoni që rrymat e ndryshme botërore
t'ju përçajnë e në veçanti ato politike qëllimkëqija
e dinake, mos t'ju çorodisin fraksionet e ndryshme të bashkuara kundër
jush, që të fusin përçarje mes jush. Mos
lejoni që me ju në vend të parimit hynor "Dashuria për
hir të Zotit, urrejtja për hir të Tij", të mbisundojë
rregulla djallëzore: bashkimi dhe dashuria për hir të interesit
dhe si pasojë e saj të bëhemi armiq të vëllezërve
tuaj të vëretetë. Poashtu
mos lejoni të bëheni simpatizues (mjet i politikanëve) ndjellakeq
e të bëheni ortak (të barabartë) në krimin e tyre. Falënderimi
i takon All-llahut të gjithë botërave.
|